1993

Veprimtaria kryesore ishte tregtia me pllaka të qeramikës.

1997
2000

Janë prodhuesit më të njohur të pllakave të qeramikës dhe porcelanit nga Italia dhe Spanja, duke mbajtur pozitën e liderit me importimin e produkteve nga Italia.

MISIONI

I referohemi konsumatorit dhe klientit me produkte të kualitetit të lartë

I kuptojmë nevojat e konsumatorit dhe ambientit të tregut nëpërmjet menaxhimit etik të biznesit, gjithnjë duke i marrë në konsideratë interesat dhe kërkesat e tij

Sigurojmë rritje të qëndrueshme dhe profitabile në ALBA QERAMIKA

VIZIONI

Vizioni themelor i ALBA QERAMIKA është që të realizojë me sukses rritje të vazhdueshme në lëminë përkatëse të biznesit, me synim ruajtjen e pozitës lidere në treg të brendshëm, me potencial të zgjerimit të biznesit në rajon.

aboutus-parallax

FILOZOFIA JONË

ALBAQeramika që nga themelimi është udhëhequr nga një filozofi që ka vënë konsumatorin nëqendër të vëmendjes.

Ne besojmë fuqishëm që lojaliteti i konsumatorit fitohet vetëm duke i sjellë atij produkte cilësore të përcjella me shërbim të sinqertë, gjë që na ka mundësuar rol udhëheqës në treg. Inovacioni me të cilin ne identifikojmë produktet që ofrojmë në treg udhëhiqet nga kërkesa e konsumatorit, duke bërë që të vendoset një partneritet dhe mirëbesim i ndërsjellë dëshmitarë të të cilit jemi bashkë çdo ditë.

about-us-1

E TASHMJA

Kompania tash udhëhiqet nga Fisnik dhe Valdet Deçani, me qëllimin që bashkë me stafin e përgatitur dhe të përkushtuar të realizohet qëllimi i avansimit të mëtejmë të kompanisë, duke pasur në qendër të vëmendjes klientin dhe plotësimin e kërkesave të tij.

Përurimi i objektit të ri në vitin 2011, i cili gjendet ne kilometrin 4-t të magjistrales Prishtinë – Ferizaj, nënkupton vetëm njërën prej hallkave të realizimit të kësaj strategjie nga udhëheqësit e rinj.

Qershori i 2013-s shënon edhe një arritje të kompanisë me hapjen e sallonit ekskluziv ekspozues në Prizren.

Listës së bashkëpunimeve në 2012-2013 i shtohet edhe ajo me prodhuesin e njohur italian të materialeve hidrosanitare “Galassia”, si dhe përfaqësimi ekskluziv i kompanisë së njohur sllovene “Kolpasan” për sanitari dhe elemente për banjo.

PËRPARËSITË

PSE ALBA QERAMIKA ËSHTË E VEÇANTË?

  • Oferta e produkteve nga prodhues me renome botërore
  • Besimi i qëndrueshëm te bashkëpunëtorët afaristë
  • Mbulueshmëria e madhe e tregut
  • Efikasiteti në realizimin final të porosive
  • Profesionalizmi dhe përvoja e kuadrit punues
  • Puna ekipore në planifikim dhe zbatim
  • Trajnim i përhershëm me synim arritjen e rezultateve të reja

SI REALIZOHET KJO?

  • Orientim me vëmendje të veçantë ndaj kërkesave të konsumatorit
  • Rritja e vazhdueshme e cilësisë të produkteve të ofruara
  • Sistemi efikas i shpërndarjes

PLANET PËR TË ARDHMEN

  • Vazhdim i trendit të rritjes së qëndrueshme në tregun e pllakave të qeramikës, sanitarisë etj.
  • Zgjerim i rrjetit të kompanive partnere në vend dhe jashtë vendit.

ALBA QERAMIKA zhvillimin e saj e bazon në përcjelljen e vazhdueshme të avansimeve në këtë sferë.

Bashkëpunimi me prodhues me renome botërore bëhet me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së asortimanit me qëllim të vetëm – klientin e kënaqur.

Partnerët tonë strategjikë janë prodhuesit italianë dhe spanjollë të pllakave dhe të sanitarisë.

BANESAT E KONTRAKTUARA

ALBA QERAMIKA bashkëpunon edhe me firma ndërtimore, të cilat i furnizon me pajisje të nevojshme për një hapësire banimi ose hapësire afariste.

  • ADK
  • Agullimi Sh.P.K.
  • Arbëria Com
  • Arditi Construction
  • Art Construction
  • Euro Besi
  • BS Group
  • BTP Holding
  • Dumnica Group
  • El Construction
  • Fitorja
  • Fiona Sh.P.K.
  • El Construction
  • Engineering NPN
  • EXDC