360deg

Kthehu te lista

Majlinda Kelmendi viziton edhe shkollat e Prizrenit

Në vazhdimin e aktiviteteve për rritjen e vetëdijes për rëndësinë e sportit tek fëmijët, Majlinda Kelmendi e përkrahur nga Albaqeramika ka vizituar të enjten dy shkolla të Prizrenit.

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” dhe “Emin Duraku” ishin tejet të entuziazmuar për takimin me Majlindën. Ata nuk ndalonin së brohorituri emrin e saj. Gjithashtu fëmijët kishin përgatitur shumë pyetje interesante rreth suksesit të saj në xhudo sidomos sportistët e këtyre shkollave.

Majlinda u tregua shumë e gatshme për tu përgjigjur pyetjeve të nxënësve. Ajo iu drejtua disa herë nxënësve që të merren me çfarëdo sporti ngase sporti ndikon pozitivisht në fizikun dhe mendjen e tyre.

Këto vizita u sponsorizuan nga kompania lidere në tregun e qeramikës dhe sanitarisë ALBAQeramika, e cila është edhe sponsore e kampiones kosovare.

Driton Kuka- trajneri i Majlindës ishte po aç i emocionuar nga pritja dhe përshëndetjet që i bënë afër 5000 mijë nxënës. “Unë dhe Majlinda jemi tejet të emocionuar nga mikpritja e nxënësve. Ne falënderojmë ALBAQeramikën për këtë iniciativë të qëlluar. Majlinda pati rastin që drejtpërdrejtë të ju flas nxënësve për xhudon jo vetëm si sport por edhe si mënyrë të jetesës”.

Fisnik Deçani, partner menaxhues në ALBAQeramika falënderoi Majlindën për gatishmërinë e saj për të kontribuar në edukimin e fëmijëve dhe premtoi se do të organizojnë ngjarje të tilla edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Majlinda Kelmendi është kampione e botës në xhudo, dhe pritet që ta fitojë medaljen e parë olimpike në emër të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike në Brazil në vitin e ardhshëm.

PARTNERËT TANË

REALIZIMI I INSPIRIMEVE NË SHTEPITË E JUAJA BËHET I MUNDSHËM NË BASHKEPUNIM ME PRODHUESIT MË INOVATIV NË BOTË