ALBAQERAMIKA, e njohur fillimisht me emrin DEVAL është themeluar në qytetin e Pejës në vitin 1993 nga Sejfullah Deçani
Në fillimet e saj veprimtari kryesore kompania kishte tregtinë me pllaka të qeramikës, ndërkohë që në vitin 1997 filloi edhe me prodhimin e vaskave dhe lavamanëve të polimermerit
Në vitin 2000, kompania riorganizohet dhe merr emrin e ri, të cilin e mban edhe sot – ALBAQERAMIKA.
Duke pasur si frymëzim inovacionin në ofertën ndaj klientëve, ALBAQERAMIKA arriti të vendosë partneritet me disa nga prodhuesit më të njohur të produkteve të qeramikës nga Italia dhe Spanja. Kjo i ka mundësuar që t’i ofrojë klientit trendet më të reja botërore të produkteve të qeramikës dhe të krijojë një besim të palëkundshëm në tregun kosovar
Në vitin 2005, me synimin që të shtrijë aktivitetin edhe në pjesë të tjera të Kosovës, ALBAQERAMIKA hapi sallonin e saj në kryeqytet
Në vazhdën e këtij vizioni, në vitin 2013 hapi sallonin edhe në qytetin e Prizrenit, duke arritur tanimë të ofrojë produktet e saj në tri qendrat më të mëdha të Kosovës
Sallonet e ALBAQERAMIKES dallohen për një elegancë të veçantë, ambient mikpritës dhe një gamë të gjerë produktesh për çdo konsumator. Në vitin 2016 u hap edhe objekti i ri në qytetin e Pejës, objekt ky që zëvendësojë të vjetrin, i cili ka shërbyer si bazë e suksesshme në fillimet e aktivitetit të kompanisë në këtë qytet.
Kompania sot udhëhiqet nga Valdet dhe Fisnik Deçani, qëllimi kryesor i të cilëve, të përkrahur nga një staf i përkushtuar është avancimi i mëtejmë i kompanisë duke pasur në qendër klientin dhe përmbushjen e kërkesave dhe pritjeve të tij
ALBAQERAMIKA në qendër të misionit të saj ka vendosur përmbushjen e kërkesave të klientit, duke i sjellur atij inovacione dhe trendët më të reja botërore në produktet e qeramikës. Përveç ofertës së produkteve, ALBAQERAMIKA siguron një shërbim të kualitetit të lartë sepse beson fuqishëm në relacione dhe bashkëpunime afatgjata me konsumatorin.
Vizioni i ALBAQERAMIKËS është që të ndërtojë një bazament të fuqishëm në industrinë e qeramikës, bazuar në produkte kualitative, shërbim të nivelit të lartë, dhe një ambient mikpritës, dhe këtë përvojë të mund të replikohet edhe në fusha të tjera në zgjerimin e veprimtarisë afariste.
ALBAQERAMIKA që nga themelimi është udhëhequr nga një filozofi që ka vënë konsumatorin në qendër të vëmendjes.
Ne besojmë fuqishëm që lojaliteti i konsumatorit fitohet vetëm duke i sjellë atij produkte cilësore të përcjella me shërbim të sinqertë, gjë që na ka mundësuar rol udhëheqës në treg. Inovacioni me të cilin ne identifikojmë produktet që ofrojmë në treg, udhëhiqet nga kërkesa e konsumatorit, duke bërë që të vendoset një partneritet dhe mirëbesim i ndërsjellë, dëshmitarë të të cilit jemi bashkë çdo ditë.
Albaqeramika synon që të ndërtojë imazhin e saj të bazuar në produktin që ofrojmë, shërbimin që e shoqëron atë, dhe besimin qe e krijojmë të çdo konsumator. Ne veçohemi për
Albaqeramika beson fuqishëm në partneritete të shëndosha dhe afatgjata. Ne vazhdën e veprimtarisë sonë, kjo ka qenë edhe një bazament i fuqishëm në suksesin e arritur deri tani, dhe nuk dyshojmë se është një siguri në synimet e së ardhmës.
Sot ne jemi krenarë që kemi mbi 50 partnerë nga mbarë bota, të cilët na kanë besuar që ne të jemi përfaqsues të produkteve të tyre më eminente dhe të sjellim te konsumatori kosovar trendet e fundit botërore.