Rreth nesh

RRETH NESH
RRETH NESH

ALBA QERAMIKA është kompani lidere në Kosovë në sektorin e qeramikës.

U themelua nga SEJFULLAH DEÇANI në vitin 1993, në qytetin e Pejës, fillimisht me emrin DEVAL.

Veprimtaria kryesore ishte tregtia me pllaka të qeramikës.

Në vitin 1997 u shtua si veprimtari edhe prodhimi i vaskave dhe enëlarëseve prej mermeri.

Në vitin 2000, kompania riorganizohet dhe merr emrin e ri, të cilin e mban edhe sot - ALBA QERAMIKA.

Bashkëpunëtorët kryesorë janë prodhuesit më të njohur të pllakave të qeramikës dhe porcelanit nga Italia dhe Spanja, duke mbajtur pozitën e liderit me importimin e  produkteve nga Italia.

MISIONI

- I referohemi konsumatorit dhe klientit me produkte të kualitetit të lartë
- I kuptojmë nevojat e konsumatorit dhe ambientit të tregut nëpërmjet menaxhimit etik të biznesit, gjithnjë duke i marrë në konsideratë interesat dhe kërkesat e tij
- Sigurojmë rritje të qëndrueshme dhe profitabile në ALBA QERAMIKA

Vizioni

Vizioni themelor i ALBA QERAMIKA është që të realizojë me sukses rritje të vazhdueshme në lëminë përkatëse të biznesit, me synim ruajtjen e pozitës lidere në treg të brendshëm, me potencial të zgjerimit të biznesit në rajon.

Filozofia jonė

ALBAQeramika që nga themelimi është udhëhequr nga një filozofi që ka vënë konsumatorin nëqendër të vëmendjes.

Ne besojmë fuqishëm që lojaliteti i konsumatorit fitohet vetëm duke i sjellë atij produkte cilësore të përcjella me shërbim të sinqertë, gjë që na ka mundësuar rol udhëheqës në treg. Inovacioni me të cilin ne identifikojmë produktet që ofrojmë në treg udhëhiqet nga kërkesa e konsumatorit, duke bërë që të vendoset një partneritet dhe mirëbesim i ndërsjellë dëshmitarë të të cilit jemi bashkë çdo ditë.

E TASHMJA

Kompania tash udhëhiqet nga Fisnik dhe Valdet Deçani, me qëllimin që bashkë me stafin e përgatitur dhe të përkushtuar të realizohet qëllimi i avansimit të mëtejmë të kompanisë, duke pasur në qendër të vëmendjes klientin dhe plotësimin e kërkesave të tij.

Përurimi i objektit të ri në vitin 2011, i cili gjendet ne kilometrin 4-t të magjistrales Prishtinë – Ferizaj, nënkupton vetëm njërën prej hallkave të realizimit të kësaj strategjie nga udhëheqësit e rinj.

Qershori i 2013-s shënon edhe një arritje të kompanisë me hapjen e sallonit ekskluziv ekspozues në Prizren.

Listës së bashkëpunimeve në 2012-2013 i shtohet edhe ajo me prodhuesin e njohur italian të materialeve hidrosanitare “Galassia”, si dhe përfaqësimi ekskluziv i kompanisë së njohur sllovene “Kolpasan” për sanitari dhe elemente për banjo. 

Pėrparėsitė
PSE ALBA QERAMIKA ËSHTË E VEÇANTË?

- Oferta e produkteve nga prodhues me renome botërore
- Besimi i qëndrueshëm te bashkëpunëtorët afaristë
- Mbulueshmëria e madhe e tregut
- Efikasiteti në realizimin final të porosive
- Profesionalizmi dhe përvoja e kuadrit punues
- Puna ekipore në planifikim dhe zbatim
- Trajnim i përhershëm me synim arritjen e rezultateve të reja

SI REALIZOHET KJO?

-Orientim me vëmendje të veçantë ndaj kërkesave të konsumatorit
- Rritja e vazhdueshme e cilësisë të produkteve të ofruara
- Sistemi efikas i shpërndarjes

PLANET PËR TË ARDHMEN

- Vazhdim i trendit të rritjes së qëndrueshme në tregun e pllakave të qeramikës, sanitarisë etj.
- Zgjerim i rrjetit të kompanive partnere në vend dhe jashtë vendit.

ALBA QERAMIKA zhvillimin e saj e bazon në përcjelljen e vazhdueshme të avansimeve në këtë sferë.

Bashkëpunimi me prodhues me renome botërore bëhet me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së asortimanit me qëllim të vetëm – klientin e kënaqur.

Partnerët tonë strategjikë janë prodhuesit italianë dhe spanjollë të pllakave dhe të sanitarisë.

BANESAT E KONTRAKTUARA

ALBA QERAMIKA bashkëpunon edhe me firma ndërtimore, të cilat i furnizon me pajisje të nevojshme për një hapësire banimi ose hapësire afariste.

 ADK
Agullimi Sh.P.K.
Arbëria Com
Arditi Construction
Art Construction
Euro Besi
BS Group
BTP Holding
Cima Sh.P.K.
Dekos
Dumnica Group
El Construction
E2 Construction
Engineering NPN
EXDC
Famis CO
Alco Group
Fiona Sh.P.K.
Fitorja
HAB
Hoxha NPN
Iliria Building Sh.P.K.
Inter Center Sh.P.K.
Kervancan
Krapi Com
Lin Project
Lura PropertySh.P.K.
MAB Sh.P.K.
Premtimi Construction
Royal
Toning NPN
Trio Project
V.G. Construction
Vëllezërit Asllani
Ndërtimtari - Pejë
Dukagjini Group - Pejë

... janë vetëm disa nga ndërmarrjet me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë në ketë sferë.