Rreth nesh



Kjo kompani është themeluar në Pejë nga SEJFULLAH DEÇANI në vitin 1993 fillimisht me emrin DEVAL. Veprimtaria kryesore ishte tregtia me pllaka të qeramikes. Ne vitin 1997 si veprimtari shtesë ishte edhe prodhimi i kadave dhe enëlarseve prej mermerit. Me emrin e sotem ALBA QERAMIKA, kompania ka vazhduar veprimtarine që nga viti 2000. Bashkepunojmë me prodhuesit më të njohur te pllakave të qeramikes dhe porcelanit nga Italia dhe Spanja. Njëherit jemi importuesit më të medhenjë të këtyre produkteve nga Italia.
-Qe nga vit 2012 kemi filluar bashkepunimin edhe me prodhuesin e njohur italian te materialeve hidrosanitare Galassia.
-Poashtu nga ky vit jemi perfaqesues eksklusiv te Roberto Cavalli-Luxyru Tiles, linjes se pllakave te ketij stilisti me fame boterore.
Kompania tani udhehiqet nga Fisnik Deçani, qellimi kryesor i të cilit , dhe i gjithe stafit të tij, është avancimi i metejmë i kompanisë duke pasur në qendër klientin dhe plotësimin e kërkesave të tij.
Në këtë drejtim Alba Qeramika ka përuruar edhe objektin e ri në vitin 2011 i cili gjindet ne kilometrin 4-të magjistrales Prishtinë – Ferizaj me qëlllimin që të jetë sa më afër klientëve dhe prezentimit sa më të mirë të produkteve tona drejt klientëve potencial.