360deg

Kthehu te lista

Lojërave Olimpike

Teksti 14

Tashmë, kur po shënojmë përfundimin e Lojërave Olimpike, në të cilat Kosova u kurorëzua me medalje të artë për herë të parë në historinë e saj, ka ardhur edhe fundi i lojës sonë shpërblyese.

Gjatë kësaj kohe ne kemi marrë shumë fotografi nga momente të paharrueshme të këtyre garave dhe kemi parë përkushtim të madh të nga të gjithë pjesëmarrësit.

Siç edhe e kemi bërë të qartë që nga fillimi, Albaqeramika do të shpërblejë fituesin me një iPhone 6, dhe fitues do të shpallej ai/ajo, fotografia e të cillit do të merrte më së shumti Likes dhe Shares të vërteta.

Kjo në masë të madhe edhe është arritur.

Mirëpo, fatkeqësisht disa pjesëmarrës në garë, për ta rritur numrin e likes dhe shares, kanë përdorur metoda të palejueshme për pjesëmarrje dhe komisioni i ka eliminuar nga gara.

Fryma dhe shpirti i kësaj loje shpërblyese ka qenë që të bëhet një garë fer dhe e pastër, ashtu edhe siç janë Lojërat Olimpike.

Si rezultat i vlerësimit të komisionit fitues i kësaj gare është Merita Rita dhe ne i urojmë asaj nga zemra këtë fitore.

Gjithashtu, falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që janë bërë pjesë e kësaj loje shpërblyese.

Albaqeramika si përkrahëse e madhe e sportit kosovar do të vazhdojë me këtë përkushtim edhe në të ardhmen dhe do të organizojë edhe lojëra të reja.

PARTNERËT TANË

REALIZIMI I INSPIRIMEVE NË SHTEPITË E JUAJA BËHET I MUNDSHËM NË BASHKEPUNIM ME PRODHUESIT MË INOVATIV NË BOTË